Shkodër, shërohet pacienti i parë me COVID-19

Shqipëria sot ka shënuar viktimën e 18 me coronavirus, por në Shkodër është shëruar personi i parë i infektuar me këtë virus.

Personi që ishte nga Vau i Dejës si përsoni i parë i prekur nga Covid-19 në këtë zonë, ka lënë spitalin dhe është rikthyer në shtëpi.

Tashmë 35-vjeçari do të respektojë kushtet e vetëkarantinimit për 2 javët e ardhshme.

Ai ka bërë një test për coronavirus dhe sipas Top Channel, rezultatet e tij kanë dalë negative.

Në total deri më tani Shqipëria ka 366 të infektuar me COVID-19 dhe 18 viktima.

Një i vdekur dhe 29 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

www.kallxo.com