Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë Qershor 2022, Foto: Gentiana Ahmeti, KALLXO.com

Shkarkohet rektori i Universitetit të Gjakovës

Artan Nimani është shkarkuar nga pozita e rektorit të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Agon Haxhikadrija, kryesues i Këshillit Drejtues të Universitetit të Gjakovës.

“Sot në mbledhjen e Këshillit Drejtues është shkarkuar rektori i Universitetit të Gjakovës”- ka thënë Haxhikadrija.

Ai nuk ka treguar arsyet e shkarkimit të rektorit.