Çerdhja "Cicërimat" - Foto: Facebook/ Shpend Ahmeti

Shifrat me coronavirus nuk e bindin Shpend Ahmetin t'i hapë çerdhet

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një shkrimi në ‘Facebook’ ka bërë të ditur se komuna është duke e hartuar një protokol për rihapjen e kopshteve.

Sipas Ahmetit, ky protokol do të konkretizojë në detaje menaxhimin e situatës me kopshte, pas rihapjes, si dhe do të udhëzojë kopshtet për masat që do të ndërmirren në rastë të infeksioneve.

“Pasi që të finalizohet protokoli dhe pasi që të bëhet vlerësimi i situatës, nga personeli profesional, do të caktohet data e hapjes së kopshteve në Komunën e Prishtinës pasi që prioritet për ne është shëndeti i fëmijëve dhe personelit të kopshteve”, ka shkruar Ahmeti.

Me vendim të Qeverisë, çerdhet dhe kopshtet ishin mbyllur me 13 korrik, ndërsa me masat e reja në fuqi, i është lënë në dorë komunave për hapjen e tyre.