Posteri i shfaqjes 'Nëpër ndërrime'. Foto: Facebook/TMQ

Shfaqja ‘Nëpër ndërrime’ jepet sot premierë në Mitrovicë

Teatri “Muharrem Qena” i Qytetit të Mitrovicës shfaq sot premierën e dramës, “Nëpër ndërrime”.

Kjo shfaqje me tekst të Rrahim Sadikut dhe regji të Faik Gashit shfaqet në ora 19:00 ne Qendrën Kulturore “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë.

Në shfaqje luajnë: Fisnik Ademi, Adem Zhitopotoku, Qendresa Kajtazi, Mehmet Preteni, Artan Hetemi, Fatmir Halili.

Repriza e shfaqjes jepet nesër në të njëjtën kohë.

Posteri i shfaqjes ‘Nëpër ndërrime’. Foto: Facebook/TMQ