Shërbimi Korrektues përpilon menu të re ushqimore për të burgosurit

Shërbimi Korrektues i Kosovës,  ka njoftuar se me qëllim të sigurimit të mirëqenies fizike dhe shëndetësore të të burgosurve, ka përpiluar menu ushqimore nga ekspertët e ushqimit.

“Me këtë menu, të burgosurve iu sigurohet ushqim i cili plotëson të gjitha nevojat, si për nga sasia e mjaftueshme ashtu edhe për nga cilësia. Ushqimi përmban të gjitha kaloritë e nevojshme konform rregullave të të ushqyerit dhe u servohet të burgosurve në tri shujta ditore, mëngjes, drekë dhe darkë”, thuhet në njoftim.

Përveç kësaj, ShKK njofton se në raste kur të burgosurit kanë ndonjë specifikë shëndetësore ose kërkesë, me rekomandim të mjekut të Qendrës, përmes kuzhinave ua përshtatin edhe ushqimin, si bukë të zezë dhe ushqime të tjera dietale.

“Në kantinat tona kemi rreth 142 artikuj ushqimorë të cilët mund të blihen nga të burgosurit dhe janë në dispozicion sipas regjimeve të tyre. Në kuzhinat e institucioneve korrektuese, me këtë meny ushqehen të gjithë punonjësit e SHKK-së, të uniformuarit dhe stafi civil”, thuhet tutje.

Dje ish kryetari i Kaçanikut Xhabir Zharku është futur në grevë të urisë në Burgun e Prishtinës.

“Ai është në greve urie për shkak te përkeqësimit të cilësisë së ushqimit. Ai nuk mundet fare ta konsumoi për shkak se ai është diabetik ”ka shkruar avokati Tomë Gashi në Facebok.

Xhabir Zharkut nuk i pëlqen ushqimi në burg, futet në grevë