Arkiv - Xhabir Zharku

Xhabir Zharkut nuk i pëlqen ushqimi në burg, futet në grevë

Ish kryetari i Kaçanikut Xhabir Zharku është futur në grevë të urisë në Burgun e Prishtinës.

Avokati i tij Tomë Gashi në një postim në rrjetet sociale ka sqaruar se Zharku është në grevë për shkak të cilësisë së ushqimit

Ai është në greve urie për shkak te përkeqësimit të cilësisë së ushqimit. Ai nuk mundet fare ta konsumoi për shkak se ai është diabetik ”ka shkruar Gashi në FB.

Sipas tij Zharku nuk po mundet as të blejë ushqime nga shitorja brenda burgut pasi edhe aty ushqimet janë jocilësore.

Gashi ka thënë se e ka vizituar Zharkun dhe ai është në gjendje të mirë shëndetësore por ka shenja të përkeqësimit

Xhabir Zharku është arrestuar me 14 dhjetor në Aeroportin e Prishtinës nën dyshimin se ka kryer dy vepra penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare në periudha të ndryshme kohore në kohën sa ka qenë kryetar i Komunës së Kaçanikut.

Zharku më herët ishte i dënuar por arriti ti shpëtonte drejtësisë duke u arratisur në Suedi.

Ai u kthye në Kosovë vetëm kur lënda ndaj tij ishte vjetërsuar.