Shërrbimi Korrektues, fton punonjësit të dalin në punë me orar të rregullt

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka ftuar të gjithë punonjësit e SHKK-së të dalin në punë nga data 26 maj 2020.

“Bazuar në Planin Operativ, me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, i gjithë personeli i Shërbimit Korrektues të Kosovës, nga dita e martë, 26 maj 2020, do të fillojë punën në orarin e rregull”, thuhet në njoftim të SHKK-së.

Në njoftim thuhet se gjatë paraqitjes në punë, stafi i uniformuar dhe ai civil është i obliguar t`i zbatoj rregullat në fuqi për mbrojte nga Pandemia Covid 19.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se këtë vendim e ka marr në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim, thuhet në komunikatë.