Shënohet Dita Ndërkombëtare e Përkthimit

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare të Përkthimit, ditë e shpallur edhe nga UNESCO.

Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi në lidhje me këtë datë ka thënë se si akti i parë i qytetërimit, përkthimi duhet të ketë vëmendjen e duhur shoqërore e institucionale.

“Përkthyesi përfaqëson një ndër shtyllat e qytetërimit sepse përkthim nënkupton komunikim dhe komunikimi është i pashmangshëm për shoqërinë njerëzore” thuhet në komunikatën e Ministrisë.

Dita Ndërkombëtare e Përkthimit shënohet në mbarë botën, në ditën e vdekjes së Shën Jeronimit të Stridonit, i cili kreu një përkthim të plotë të Biblës në Latinisht.

“Në përkthim, unë nuk transmetoj fjalë për fjalë, por mendoj për mendime” pati thënë Shën Jeronimi.