Shembet gjysma e Kalasë së Durrësit

Murin e Kalasë së Durrësit që nuk e shembën shekujt, shkatërroi sot tërmeti i shkallës 6.4 që goditi pjesë të Shqipërisë.

Në bazë të informacioneve nga mediat e Shqipërisë për tërmetin, gjysma e  murit të Kalasë është rrëzuar.

Kjo Kala u ndërtua nga perandori i Perandorisë Bizantine Anastasi i cili origjinën nga Durrësi. Në atë kohë, Anastasius e bëri Durrësin një nga qytetet më të fortifikuara në Adriatik.

Këto mure datojnë që nga Mesjeta dhe  kanë  rreth 4.6 metra në lartësi. Kalaja u përforcua me disa kulla roje nga Republika e Venedikut dhe gjatë pushtimit të Shqipërisë nga Perandoria Osmane muret u përforcuar.

Këto mure kanë qenë objekt rezistence gjatë luftërave ndër shekuj. Me 7 prill 1939  kur Shqipëria  u pushtua nga fashistët italianë ,  Kalaja ishte mur mbrojtës për ushtarët shqiptarë.

Kalaja është një ndër objektet më të vizituara nga turistët në Shqipëri.

Numri i viktimave të tërmetit ka arritur në 13 ndërsa 28 persona janë shpëtuar nga rrënojat e pallateve në Thumanë dhe Durrës.