Foto: BBC

Shefi i 'Wagner' pretendon se trupat ruse qëlluan autokolonat e grupit që udhëheq

Udhëheqësi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, ka akuzuar ushtrinë ruse se ka sulmuar trupat e tij, raporton BBC.

Gjatë ditës u raportua për një kolonë të Wagner që u vu re në veri të Voronezh, një qytet për të cilin Wagner thuhet se ka kapur objektet ushtarake.

“U qëllua mbi ne, fillimisht sulme artilerie dhe më pas nga helikopterët”- tha Prigozhin në një postim në Telegram, pa dhënë prova ose duke specifikuar se ku ndodhi sulmi i supozuar, vazhdon raportimin BBC.

BBC raportoi gjatë ditës se mercenarët rebelë të Grupit Wagner kanë pretenduar se tani kontrollojnë Rostov-on Don në Rusinë Jugore.

Në një audio mesazh të postuan në faqen e Telegramit të Wagner, Prigozhin pretendon se trupat e tij morën qytetin “pa asnjë të shtënë (nga ne)”.