SHBA: Qeni i Presidentit Biden largohet nga Shtëpia e Bardhë për shkak të kafshimit të stafit

Transmetuesi CNN raportoi se qeni i përkëdhelur i familjes Biden i quajtur “Commander” i ka kafshuar mbi 11 agjentë të Shërbimit Sekret dhe punonjës të Shtëpisë së Bardhë. Një qen tjetër ishte dërguar të jetonte me miqtë e familjes për incidente të ngjashme.

Qeni i përkëdhelur i presidentit amerikan Joe Biden është larguar nga Shtëpia e Bardhë, tha një zëdhënës të mërkurën.

Qeni u largua pasi kafshoi disa anëtarë të stafit të Shtëpisë së Bardhë dhe të Shërbimit Sekret.

Bidenët e kanë dërguar qenin dy vjeçar të quajtur “Commander”, në një vend të panjohur, ndërkohë që Shtëpia e Bardhë i konsideron “hapat e ardhshëm” që do të ndërmerren.

Çfarë dihet tjetër për incidentet e kafshimit nga qentë në Shtëpinë e Bardhë?

Shërbimi Sekret tha se Commander kishte kafshuar 11 agjentë të saj. Transmetuesi CNN raportoi se numri i stafit qeveritar të kafshuar nga qeni është më i lartë.

“Presidenti dhe Zonja e Parë kujdesen thellësisht për sigurinë e atyre që punojnë në Shtëpinë e Bardhë dhe atyre që i mbrojnë çdo ditë”, ka thënë Elizabeth Alexander, drejtoreshë e komunikimit për gruan e Biden, Jill.

“Ata mbesin mirënjohës për durimin dhe mbështetjen e Shërbimit Sekret Amerikan dhe të gjithë të përfshirëve, ndërsa vazhdojnë të punojnë për zgjidhjet”, tha ajo.

Commander nuk është aktualisht në kampusin e Shtëpisë së Bardhë, ndërsa hapat e ardhshëm janë vlerësuar”, tha ajo, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Deklarata erdhi disa orë pasi sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre u pyet nga gazetarët gjatë një konference të përditshme për shtyp në lidhje me pretendimet se Commander e kishte kafshuar së fundmi një punonjës të Shtëpisë së Bardhë.

Hera e fundit kur ky qen është parë në Shtëpinë e Bardhë ishte 30 shtatori.

Kjo është kafsha e dytë e Biden që largohet nga Shtëpia e Bardhë për shkak të sjelljes së saj, me bariun gjerman që dërgohet të jetojë me miqtë e familjes në shtetin verilindor të Delaware.DW

Përgatiti: Nuhi Shala