Ilustrim

Shantazhohet një burrë në Prishtinë përmes rrjeteve sociale

Policia e Kosovës njofton për një rast shantazhi në Prishtinë, ku nga një burrë janë kërkuar 300 dollarë në të kundërtën do të bëhej publikimi i disa fotografive të tij.

Sipas njoftimit, personi ka raportuar në Polici se përmes rrjeteve sociale ka rënë në kontakt me një person deri më tani të panjohur, i cili është paraqitur si grua, dhe i ka dërguar disa foto tek i/e dyshuara.

“Pastaj personi i/e dyshuar e ka shantazhuar viktimën se nëse nuk ia dërgon 300 (tre qind) $ do t’ia publikoj fotot në rrjete sociale”- thuhet në raportin policor.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti vazhdon të hetohet.