Pop ylli i Kroacisë Severina

Serbia arreston këngëtaren kroate, Severina, për shkelje të orës policore

Pop- këngëtarja kroate Servina është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në Beograd për shkeljen të orës policore, raporton Balkan Insight.

Zëdhënësi i saj, Davor Grgin tha në një njoftim për shtyp se ajo kishte “humbur shikimin për kufizimet e mëdha të lëvizjes në Serbi, të cilat nuk ekzistojnë në Kroaci”, ndërsa u përpoq të shihte djalin e saj, i cili jeton e babin e tij në Serbi. Grgin shtoi se Severina do të pranonte fajin dhe do të paguante një gjobë.

Ish-burri i Severinas, biznesmeni serb Milan Popoviç, fitoi kujdestarinë e djalit të tyre dhe jeton në Serbi.