Ilustrim

Senatori amerikan rezulton pozitiv me coronavirus

Senatori amerikan Rand Paul nga radhët e republikanëve ka rezultuar pozitiv me coronavirus.

Ky lajm është bërë i ditur në faqen zyrtare të senatorit në Twitter.

Në publikim thuhet se senatori është mirë dhe është karantinuar.

Senatori Paul ishte testuar për COVID-19 pasi kishte pasur shumë udhëtime dhe kontakte me shumë njerëz.

“Senatori Rand Paul ka rezultuar pozitiv për COVID-19. Ai po ndihet mirë dhe është në karantinë. Ai është asimptomatik dhe u testua për shkak të udhëtimeve të tij të shumta dhe ngjarjeve. Ai nuk ishte në dijeni të ndonjë kontakti të drejtpërdrejtë me ndonjë person të infektuar”, thuhet në njoftimin në Twitter.