Selimi: Ajo çfarë thotë Hoti më së paku mund të quhet raportim

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës Avdullah Hotin në raportimin e tij në Kuvend për dialogun dhe marrëveshjen e Uashingtonit.

Selimi ka thënë se ajo çfarë ka thënë Hoti më së paku ose fare nuk është raportim.

“Kjo çfarë bëri sot z. Hoti, më së paku ose fare nuk është raportim. Me fjalë krejt boshe u mbështoll që më së lehti do ta quaja një hipokrizi apo demagogji. Për çfarë marrëveshje bëhet fjalë. E pamë një letër, një nënshkrim. Unë sot këtu refuzoj ta quaj edhe marrëveshje”, theksoi Selimi.

Deputeti ka thënë se Kuvendi nuk ka qenë në dijeni se ka ekzistuar paraprakisht marrëveshja e cila është nënshkruar në SHBA më 4 shtator.

“Ujmani është vetëm i Kosovës dhe nuk mund të ndahet me askënd. E nëse ka fituar Kosova nga kjo marrëveshje, çka është vendi kur kërkohen dokumentet në Merdare, a është pikë kalim i përbashkët apo pikë kufitare. Çka përfiton Kosova në mos aplikimin në organizata ndërkombëtare”, tha mes tjerash shefi i deputetëve të LVV-së.

Kryeministri Avdullah Hoti po raporton sot në Kuvend lidhur me dialogun me Serbinë.