Tirane, Samiti i Berlinit
Samiti i Berlinit, pamje nga Tirana
Në Tiranë sot mbahet samiti i Procesit të Berlinit, ku do të marrin pjesë udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian.
Ekipi i KALLXO.com i cili po qendron në Tiranë sjellë pamje të drejtpërdrejta nga përgaditjet për Samitin e Berlinit.
Në Procesin e Berlinit merr pjesë edhe Kosova si shtet, sikurse shtetet e tjera.
Procesi i Berlinit është një nismë e iniciuar më 2014 nga kancelarja e atëhershme e Gjermanisë, Angela Merkel.
Ky proces përqendrohet në lëvizjen e lirë të njerëzve, shërbimeve, mallrave dhe kapitalit.Procesi përfshin të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor: Kosovën, Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinën.Shtetet pjesëmarrëse të BE-së janë: Austria, Bullgaria, Kroacia, Franca, Greqia, Gjermania, Polonia, Sllovenia dhe Italia.