Milaim Zeka - Foto: KALLXO.com

Sa vota i mori në fshatin e tij Milaim Zeka?

Kandidati për kryeministër nga Partia Euroatlantike e Kosovës, Milaim Zeka, në zgjedhjet e 6 tetorit nuk ka arritur t’i fitojë votat për mandat në Kuvendin e Kosovës.

Nga numërimi i të gjitha votave të rregullta, partia e Milam Zekës, ish- deputet në legjislaturën e kaluar, mori vetëm 1 mijë 78 vota apo 0,14 për qind.

Ndërsa, në fshatin nga i cili vjen Zeka, Abri e Poshtme, në qendrën e votimit 2121b, ai i mori vetëm 9 vota.

Ndërsa, në gjithë komunën e Skenderajt, partia e Milaim Zekës i mori 87 vota.

Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare u mbajtën më 6 tetor.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së fituese e këtyre zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje me 203 mijë e 052 vota apo 25.49 për qind. Ndërsa, LDK doli e dyta me 197 mijë e 702 vota apo 24.82 për qind të votave. Në këtë rezultat nuk janë numëruar votat e diasporës, votat me kusht, me postë dhe të personave me nevoja të veçanta.