Foto: Ilustrim

Sa u importua e sa u shpenzua energji elektrike në muajin shkurt?

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e energjisë për muajin shkurt 2022. 

Statistikat përmbajnë të dhënat për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve tjerë. 

Sipas ASK-së, në muajin shkurt të vitit 2022 prodhimi bruto nga: termocentralet i energjisë elektrike ishte 548.04 GWh; hidrocentralet energjisë elektrike ishte 4.17 GWh; si dhe prodhimi bruto nga era dhe ajo solare e energjisë elektrike ishte 38.37 GWh.          

Energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 680.7 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 469.92 GWh, ose 7.39% më i madh sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.  

Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 8.43%. 

Ndërkaq, po sipas ASK-së, importi i energjisë elektrike në shkurt të vitit 2022 ishte 272.97 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 182.85 GWh.            

Prodhimi i thëngjillit ishte 7.81 mijë ton, ose rreth 5.27% më shumë sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak. 

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në baza mujore ka përgatitur publikimin me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë si dhe importin dhe eksportin e energjentëve tjerë.