Rrufeja vret 11 njerëz që po fotografoheshin në Indi

Rrufeja vrau së paku 11 njerëz dhe plagosi disa të tjerë në qytetin Jaipur në veri të Indisë, thanë autoritetet.

Viktimat po fotografoheshin në shi, në majë të një kulle vrojtimi, e cila është atraksion i njohur turistik.

Njëzeteshtatë njerëz ishin në kullën Amer Fort kur ndodhi incidenti.

Një zyrtar i lartë i policisë u tha mediave se shumica e viktimave janë të rinj.

Të dielën, në shtetin Rajasthan të Indisë, ku ndodhet edhe Jaipuri, u rgjistruan edhe nëntë viktima të tjera nga rrufetë.

Rrufetë vrasin mesatarisht rreth 2,000 indianë çdo vit.

Sezoni i shirave monsun në Indi, i cili sjell reshje të furishme, zgjat zakonisht nga qershori deri në shtator./REL