Igballe Rogova, drejtoreshë në organizatën Rrjeti i Grave të Kosovës

Rrjeti i Grave paralajmëron presion publik nëse nuk ndërmerren hapat e duhur për zbardhjen e vrasjes së gruas nga Kamenica

Rrjeti i Grave të Kosovës ka reaguar për vrasjen e gruas nga burri i saj në fshatin Berivojcë të Kamenicës.

Përmes një komunikate, ky rrjet i grave ka kërkuar nga Gjykata e Gjilanit që të trajtojë me kujdes këtë rast dhe dorasi të marrë dënimin e merituar.

RrGK thotë se do të monitorojnë nga afër këtë rast pasi që, sipas tyre, shpesh herë ka tendencë që të fajësohet viktima.

“RrGK do ta monitorojë për së afërmi këtë rast, për t’u siguruar që drejtësia do të zbatohet”, thuhet në komunikatë.

Në rast se dështojnë organet kompetente për zbardhjen e këtij rasti, RrGK pralajmëron presion publik.

Gjithashtu në komunikatë bëhet e ditur se në ditët në vijim do të bëhet edhe një aksion simbolik për viktimën.

Për këtë rast kanë reaguar edhe grupi i Grave Deputete në Kuvendin e Kosovës.

Grupi i Grave Deputete dënon ashpër vrasjen e gruas nga Kamenica