Grupi i Grave Deputete dënon ashpër vrasjen e gruas nga Kamenica

Grupi i Grave Deputete në Kuvendin e Kosovës ka dënuar vrasjen e gruas në Kamenicë.

Të shtunën ka ndodhur një vrasje makabër ndaj një gruaje ndërsa organet policore kanë arrestuar burrin e saj si të dyshuar për kryerjen e vrasjes me shufër metalike.

Burri dyshohet ta ketë qëlluar me shufër metalike gruan e tij në kokë. E ndjera ishte rrëzuar në tokë ku i dyshuari kishte vazhduar të godasë atë deri sa i shkaktoi plagë vdekjeprurëse.

Këtë vrasje e kanë dënuar ashpër grupi i grave deputete në Kuvendin e Kosovës.

“Dhuna nuk ka qenë dhe kurrë nuk do bëhet mjet i cili zgjidhë probleme në martesë. E aq më pakë vrasja. Si shoqëri duhet t’i qasemi më me seriozitet kësaj dukurie duke e dënuar fuqishëm dhe raportuar çdo akt të dhunës”, thuhet në postimin e tyre në Facebook.

Tutje, thuhet se institucionet e drejtësisë duhet të trajtojnë këto raste të dhunës me shpejtësi dhe të dënohen maksimalisht dhunuesit në mënyrë që mos të kemi raste të tilla.

I gjithë grupi i grave deputete në Kuvendin e Kosovës shpreh ngushëllime për familjen e viktimës.

Gratë shpesh herë janë cak i dhunë në familje, ditë më parë në qytetin e Ferizajt një grua ka raportuar se është dhunuar fizikisht nga burri i saj në prani të fëmijëve, e njejta është kërcënuar se do ta largojë edhe nga shtëpia.

Dhunuesi i cili është zyrtarë komunal në Komunë e Ferizajt kishte qëndruar në burg për 15 për dhunë familjare.

Prokuroria: I dyshuari e privoi nga jeta gruan me shufër metalike