COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Rritje e rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë është shënuar rritje e rasteve të reja me COVID-19.

Për një ditë janë konfirmuar 1,219 raste pozitive me coronavirus, nga 3,283 testime.

Gjatë kësaj kohe nuk ka pasur të vdekur, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

267 persona kanë marrë vaksinë kundër COVID-19 në 24 orët e fundit.