Rrëfimi nga karantina i të infektuarit nga Malisheva

Në një bisedë të shkurtër për KALLXO.com njëri nga personat e prekur nga virusi corona ka rrëfyer mënyrën se si ai dhe e motra u prekën nga Virusi.

I intervistuari emër i njohur për redaksinë(emri mbulohet për shkak të privatësisë) ka rrëfyer se kishin kontakte me të ardhur nga Italia.

“Dy raste në fshatin Panorc janë identifikuar dje. Ne jemi familjar, motra ime është ardhë nga Italia, dhe tash jemi të izoluar në karantinë. Unë personalisht dhe motra jemi të infektuar, tash për tash jemi në infektivë”, ka thënë shkurt D.B. nga fshati Panorc i Malishevës.

Ai ka thënë se derisa e kanë kuptuar se janë të infektuar me virusin, jeta e tyre ka qenë e zakonshme.

“Ne jemi familjar, kanë ardhur kemi shkuaur kemi nejtë me të gjithë, jemi përshëndetë, si zakonisht ne nuk kemi ditë”, ka thënë ai.

Sot gjatë ditës, në një bisedë për KALLXO.com, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka thënë se të gjitha fshataret e komunës kanë të kthyer nga shteti i Italisë.

“Nuk e kemi numrin e saktë ende, po në cdo fshat të Komunës së Malishevës ka të kthyer nga Italia. Ne kemi kontaktuar me kryetarët e fshatrave, numrin e saktë nuk kemi mundur me marr ende mirëpo jemi duke bërë analizat por numrat ende nuk i kemi.  Malisheva ka më së shumti njerëz që janë kthyer nga Italia”, ka thënë kryetari i Malishevës.

“Dikund, mbi 123 ose 124 persona që kanë ardhur nga kanale të ndryshme që nuk e dimë as vetë por jemi duke bërë hulumtime”, ka thënë tutje Begaj.

Edhe 4 të prekur nga Coronavirus arrin në 13 numri i pacientëve

www.kallxo.com