Edhe 4 të prekur nga Coronavirus arrin në 13 numri i pacientëve

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar sot se është rritur numri i të prekurve nga virusi corona.

Sipas tij, katër të infektuarit e rinj janë nga fshati Stubëll i Vitisë.

“Mbrëmë vonë, bazuar në rezultatet e testimeve u konfirmuan edhe katër raste të reja pozitive me COVID-19. Të katër rastet janë nga fshati Stubëll e Vitisë, familjarë të ngushtë të pacientit të diagnostikuar pozitiv me COVID-19, me datë 13.03.2020. E gjithë familja kanë qenë në vetizolim dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë testimin edhe të familjarëve të tjerë” ka shkruar Vitia.

Ministri ka bërë thirrje për kujdes të shtuar.

“Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik”ka shkruar vitia.

Në më pak se katër ditë numri i të prekurve nga virusi ka arritur në 13 zonat e prekura janë Vitia me 7 pacientë Malisheva me 4 pacientë, Podujeva me 1 pacient dhe Klina me 1 pacient.