Lush Krasniqi - Foto: Fatrion Ibrahimi/Kallxo.com

Rrëfimi i Lush Krasniqit, të mbijetuarit të Masakrës së Mejës - LIVE

Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet rrëfimi i të mbijetuarit të Masakrës së Mejës, Lush Krasniqit.

I mbijetuari i Masakrës së Mejës, Lush Krasniqi, përshkruan ditën e 27 prillit të vitit 1999 kur ndodhi masakra.

Krasniqi flet për numrin e personave të vrarë.

Lush Krasniqi rrëfen se si pas lufte kuptoi si i kishin zhvarrosur dy vëllezërit dhe xhaxhain e tij.

I mbijetuari i Masakrës së Mejës tregon çfarë provash gjeti në vendin ku dyshohet se u vranë dy vëllezërit dhe xhaxhai i tij.

Lush Krasniqi rrëfen çfarë ka deklaruar për Gjykatën e Hagës.

23 vjet më parë, forcat serbe rrethuan Rekën e Keqe dhe Lugun e Carragojës në rrethinën e Gjakovës. Brenda disa orëve u krye ekzekutimi më makabër dhe masakra më e madhe në luftën e Kosovës gjatë viteve 1998-1999.

Në një operacion të planifikuar u ndërprenë të gjitha rrugët duke lënë të hapura vetëm dy rrugë në drejtim të Mejës.

Grumbullimi i djemve dhe burrave në grupe nga mosha 15-60 vjeç filloi në orët e hershme të mëngjesit.