Rrahu nënën e tij, arrestohet një person në Ferizaj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka njoftuar se ka arrestuar një person, shtetas i Maqedonisë, pasi kishte sulmuar fizikisht nënën e tij duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar shtetas të Maqedonisë, pasi kishte sulmuar fizikisht nënën e tij, për shkak të një mosmarrëveshje, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe kishte demoluar dhomat e shtëpisë”, thuhet në raportin e Policisë.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme.

Pas intervistimit nga Policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, për proceduara të mëtejme hetimore, njofton Policia.