Rrahje në Prishtinë, Policia arreston pesë persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e rrahjes që dyshohet të ketë ndodhur në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në kryeqytet, të premten më 14.03.2025.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 20:00.

Ahmeti ka njoftuar se të lënduarit kanë pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa ka treguar se të dyshuarit janë shoqëruar në Polici.

“Policia ka shoqëruar në stacion policor 5 persona të dyshuar të cilët ishin të përfshirë në rast. Aktualisht Policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen” – ka thënë Ahmeti, më 14.03.2025.