
Foto: Pixabay
Theret një person në Prishtinë
14.3.2025 - 22:23
Dyshohet se një person është therur me mjet të mprehtë në lagjen “Dardania” në Prishtinë, më 14.03.2025.
Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com, Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës në Prishtinë.
Sipas Borovcit, rreth orës 20:45, Policia është informuar për një lëndim trupor.
“I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që Policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti” – ka thënë Borovci.