Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Tri raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë 

Brenda një dite në Kosovë janë raportuar tri raste të dhunës në familje. 

Në Hajvali raportohet se më 13.03.2025, pas një mosmarrëveshjeje, një grua është sulmuar fizikisht nga një burrë. 

Policia thotë se për këtë rast nuk ka pasur të lënduar, derisa me Vendim të Prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. 

Një burrë tjetër është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje kishte sulmuar fizikisht një grua.

“Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me Vendim të Prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.” – njofton Policia në Raportin e lëshuar sot, më 14.03.2025. 

Një rast tjetër i dhunës në familje është raportuar edhe në Gjakovë, ku siç mësohet nga Policia për këtë rast janë tre të arrestuar. 

Sipas Policisë dyshohet se dje, më 13.03.2025, dy burra dhe një grua janë përleshur mes vete. 

Policia bën të ditur se njëri prej tyre ka pranuar tretman mjekësor dhe se me Vendim të Prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.