Rrahje në Lipjan, arrestohen gjashtë persona

Gjashtë burra janë arrestuar në dyshimin se janë përfshirë në një rrahje ndërmjet vete gjersa ishin duke qëndruar në një kafiteri.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur në Lipjan, më 17.06.2024, në 21:15h.

Pesë nga personat e përfshirë në incident për shkak të lëndimeve të pësuara kanë pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit gjashtë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.