Foto: Ilustrim

Rrahje në Graqanicë, Policia arreston një person dhe konfiskon një armë zjarri

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Graqanicë nën dyshimin se ishte përleshur me dy persona tjerë, me ç’rast është përdorur edhe një armë zjarri.

Sipas njoftimit të Policisë, në vendin e ngjarjes është konfiskuar pistoleta e përdorur dhe predha e shkrepur.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin policor.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në Graqanicë.