Burgu i Dubravës (Ilustrim)

Rrahje mes të burgosurve brenda burgut të Dubravës

 

Tre të burgosur janë përleshur mes vete gjatë ditës së djeshme.

Ngjarja ka ndodhur në burgun e Dubravës.

KALLXO.com mëson nga burimet brenda SHKK se dy të burgosur kanë rrahur një të burgosur tjetër.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi që ka marrë lëndime të lehta.

Në lidhje me rastin siç mëson Kallxo.com hetimet po vazhdojnë ndërsa ende nuk është bërë e ditur se cila ishte arsyeja që shtyu dy të burgosurit ta rrahin një të burgosur tjetër.