
Rrahje mes disa personave në Prishtinë - Pamje
29.12.2022 - 10:11
Disa persona janë rrahur mes vete në “Tregun e Fund vitit” në Prishtinë.
Një qytetarë ka dërguar në adresën e KALLXO.com një video në të cilën shihen katër persona në afërsi të shtëpizave të drurit duke goditur njëri tjetrin.
KALLXO.com ka dërguar pyetje në Policin e Kosovës, por deri në momentin e publikimit nuk ka pranuar përgjigje.