Shembet dheu në një vendpunishte në lagjen Velania në Prishtinë
06.4.2025 - 13:02
Pranë një vendpunishte në lagjen Velania, në kryeqytet, është shembur dheu.
KALLXO.com ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes.
Në pamje shihet se një pjesë e trotuarit që janë të parkuara veturat është shembur. Një ekip e zjarrfikësve dhe një patrullë e Policisë shihet në vendngjarje.
Policia e Kosovës e as nga Inspekcioni i Komunës së Prishtinës ende nuk ka përgjigje për rastin.
Dje, më 05.04.2025 dy persona, punëtorë, i zuri dheu që rrëshqiti në një vendpunishte në lagjen Vetërnik. Njëri nga ta vdiq, përderisa tjetri po trajtohet në QKUK.
Policia njoftoi sot se një person u arrestua.
Vdekja e punëtorit nga shembja e dheut, arrestohet një person