Protestë në Prishtinë kundër rritjes së çmimit të rrymës - VIDEO

Thirrur nga iniciativa “Asnjë cent ma shumë” po mbahet protestë në Prishtinë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike në Kosovë.

Protestuesit kanë vazhduar tashmë marshimin drejt zyrave të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, derisa kanë ftuar qytetarët t’i bashkohen “Mos na shikoni, ejani bashkohuni” – thanë ata.

Ndërkohë ZRRE-ja para pak orësh, më 11.04.2025, ka vendosur për shtrenjtimin e rrymës. Në mbledhje nuk u bë e ditur se sa do të shtrenjtohet çmimi i energjisë elektrike.

KALLXO.com po raporton nga protesta.

12:00 – Nis protesta kundër rritjes së çmimit të rrymës.