ilustrim

Rrahje masive në Deçan, katër të arrestuar e një i lënduar

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rrahje në mes të disa personave në Deçan.

Si pasojë e rrahjes, një person është dërguar në spitalin e Pejës për tretman mjekësor, ndërsa në lidhje me raastin janë arrestuar katër persona.

Sipas njoftimit, me vendim të prokurorit, tre prej të arrestuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur të mërkuren rreth orës 13:00.