Ilustrim

Rrahje e arrestime në disa vende të Kosovës në 24-të orët e fundit

Janë raportuar tre raste të lëndimeve trupore në 24-të orët e fundit në dy qytete të Kosovës.

Në Fshatin Bardhosh të Komunës së Prishtinës raportohet se pas një mosmarrëveshje në mes veti janë rrahur katër persona dhe si pasojë të njëjtit nga lëndimet e marra kanë pranuar tretman mjekësor.

Dy prej të lënduarve që kanë pranuar tretman mjekësor janë dërguar në QKUK dhe gjenden nën përkujdesjen e Policisë ndërsa dy të tjerë janë arrestuar dhe pas intervistës me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajte.

Në Rrugën B janë arrestuar dy persona të dyshuar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht nje person. Viktima pas sulmit ka pësuar tretman mjekësor ndërsa dy të dyshuarit pas intervistës me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajte.

Po ashtu në Fshatin Sllatinë e Madhe të Fushë Kosovës raportohet se janë arrestuar dy persona të dyshuar pasi kanë sulmuar një person duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajte.