Rrahje brenda familjes për shfrytëzimin e veturës

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmë në polici.

Sipas njoftimit, një qytetar në Prishtinë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth shfrytëzimit të një veture është sulmuar fizikisht nga tre familjarë të tij.

Viktima e këtij rasti si pasojë e sulmit ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit të të dyshuarve, rasti shkon në procedurë të rregullt.