Jorn Rohde - Foto: Fatrion Ibrahimi/Kallxo.com

Rohde demanton raportimet se rreth 200 kompani gjermane po largohen nga Kosova

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka demantuar lajmet se rreth 200 kompani gjermane po largohen nga Kosova.

Ai i ka quajtur të gabuara këto raportime duke shtuar se kjo është mosrespektim i standardeve gazetareske.

Rohde ka thënë se për çështjen nuk është pyetur as Ambasada e Gjermanisë dhe as Oda Ekonomike.

“Raportimet e mediave për largimin e 200 kompanive gjermane nga Kosova janë krejtësisht të gabuara. Mosrespektimi i standardeve gazetareske: As Oda Ekonomike Gjermane – Kosovare dhe as Ambasada nuk është pyetur nëse kjo është e vërtetë”- ka shkruar ai në Twitter.

Ambasadori gjerman ka thënë se ajo çfarë është e vërtetë është se Kompanitë janë të shqetësuara për zhvillimet aktuale.

 

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare pvrmes një deklarate ka u ka bërë thirrje vendimmarrësve politikë në Kosovë që të ndërmarrin hapa për rivendosjen e një mjedisi të qëndrueshëm politik.