Shpend Ahmeti - Kryetar i Prishtinës - FCB

Rikthimi i virusit, flet Shpend Ahmeti: Ministria mund ta shtyjë lehtësimin e masave

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pasi sot në Kosovë u konfirmuan 24 raste të reja me COVID-19, 4 prej të cilave ishin në komunën e Prishtinës.

Ahmeti ka shkruar në ‘Facebook’ se pakujdesia mund të vonojë në relaksimin e masave, ndërsa ka thënë se IKShPK dhe Ministria e Shëndetësisë mund të shtyejnë  relaksimin e masave.

“4 raste të reja në Prishtinë e 24 në krejt Kosovën. Pakujdesia mund të vonojë relaksimin e masave. Po mundohemi në çdo mënyrë ta kufizojmë këtë rritje të dytë të rasteve por na duhet bashkëpunimi i të gjithëve. Përndryshe IKSHP dhe Ministria e Shëndetësise mund të shtyejnë relaksimin e masave”, ka shkruar Ahmeti.

Ndërsa Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se sot nga 257 mostra të marra nga Klinika Infektive, 24 janë konfirmuar pozitiv me COVID-19, duke e rritur në 919 në total numrin e të infektuarve.

Testohen 257 mostra për COVID-19, këto janë rezultatet