Ilustrim

Rezultatet nga testet sterologjike për Coronavirus

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se sot në kryeqytet janë testuar 103 persona me testin serologjik, 53 nga ta janë me simptome, në mesin e tyre 50 punonjës shëndetësorë.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka bërë të ditur se edhe më tutje testimi PCR me strishë e që bëhet në IKSHP është testi më i sigurt.

“53 pacientë me simptome, prej të cilëve 8 kanë rezultuar me antitrupa që shfaqen ne ditët 7-14 të infeksionit e 10 me antitrupa qe shfaqen pas ditës së katërmbëdhjetë që e kanë kaluar virusin). 35 punëtorë shëndetësor prej të cilëve 7 kanë rezultuar me antitrupa që shfaqen ne ditët 7-14 të infeksionit e 2 me antitrupa qe shfaqen pas ditës së katërmbëdhjetë (që e kanë kaluar virusin). 15 punëtorë komunal prej të cilëve 2 kanë rezultuar me antitrupa që shfaqen ne ditët 7-14 të infeksionit e 0 me antitrupa qe shfaqen pas ditës së katërmbëdhjetë (që e kanë kaluar virusin)”, ka shkruar Ahmeti në Facebook. /21Media