40 raste të reja pozitive me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë 40 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Këtë e ka bërëtë ditur Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku është njoftuar se gjatë kësaj kohe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes dhe se numri i rasteve aktive ka arritur në 650.

Sipas këtij njoftim, sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223,451.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 351 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,820,360 doza të vaksinës. Deri më sot 819,597 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 99,470 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19”, është thënë në këtë njoftim.

Sa i përket numrit të testimeve është bërë e ditur se gjatë ditës së sotme janë kryer 1,039 sosh.