COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza
Një viktimë dhe 582 raste të reja me COVID-19
25.7.2022 - 14:11
Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se për 24 orë, një person ka vdekur dhe janë shënuar 582 raste të reja me COVID-19 nga 1 mijë e 233 testime të bëra.
Sipas ministrisë të shëruar janë 635 persona.
Kurse, raste aktive në total janë 9 mijë e 240 raste.
Ministria ka njoftuar gjithashtu se në 24 orët e fundit nuk është vaksinuar asnjë person, ndërsa numri total i dozave të administruara është 1 milion e 833 mijë e 534 euro.
Kosova po përballet me rritje të rasteve me coronavirus si dhe pacientë të cilët po marrin trajtim mjekësor nëpër spitalet e vendit.