COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza
18 raste të reja me COVID-19
23.4.2022 - 15:25
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se nga 689 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224,382.
Në total numri i rasteve aktive është 433.
Sipas ministrisë në 24 orët e fundit janë dhënë 167 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Ndërsa, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,825,322 doza të vaksinës