Rezultatet e fundit nga numërimi i votave të Diasporës

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve ka nisur numërimi i fletëvotimeve të ardhura përmes postës nga Diaspora.

Deri më tani janë numëruar rreth 2500 fletëvotime ndërsa pritet të numërohen rreth 15 mijë të tilla para se të shpallet rezultati i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

Në rezultatet e përditësuara rreth orës 15:30, Lëvizja Vetëvendosje e ka zgjeruar dallimin me vota ndaj rivalëve tjerë.

Tabela tregon se VV tashmë ka 2237 vota ndërsa LDK ka 921.

PDK është e treta me 731 vota, para koalicionit AAK-PSd me 350 vota dhe koalicionit NISMA-AKR-PD me 326.

KALLXO.com është duke e transmetuar drejtpërdrejt procesin e numërimit.