Foto: KALLXO.com

Rezoluta e Osmanit, ngjall debat e nuk përkrahet nga AAK

Rezoluta e propozuar nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka ngjallur reagime nga deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu.

Haxhiu tha se rezolutat sa për të thënë apo për të bë politikë mund t’i diskutojnë por nuk rregullojnë asgjë.

“Çka unë kisha mendu kryetare ju si ma njohëse e Kushtetutës unë personalisht të kisha mbështet me ndrru Kushtetutën edhe me ja tregu vendin secilit edhe kojshisë Rakiqit edhe tjetrit por jo për rezoluta koti”, tha ajo.

E Osmani tha se është mësuar me fyerje në gati çdo seancë.

“Nuk mundesh me thanë një rezolutë është obligative e tjetra jo obligative. Rezoluta është rezolutë. Unë e sqarova për dikënd sikur ju që nuk po e kuptoni. Rezolutat shprehin vullnetin politik të këtij Kuvendi. Nëse vulneti yt është me hesht kur një zëvendëskrzeministër i Kosovës thot se do ti bashkohen Vuqiqit në betejën e tij për Kosovën dhe Metohijën në rregull voto kundër kësaj rezolute po nëse ki qëndrim politik kundër deklaratave të tilla atë herë do ta shprehësh atë qëndrim politik nëpërmjet kësaj rezolute e ofendimet lej anash”, tha Osmani.

Haxhiu është dëgjuar duke bërtitur në seancë, dhe duke e kërku fjalën sërish në Kuvend, por nuk e ka marr fjalën.

“Nuk është vendi për të bëertit këtu zonja deputete”, tha Osmani suke ia kalu fjalën deputetit Igor Simiq.