Rexhepi: Do të votojmë Qeverinë dhe Presidenten

Ka përfunduar takimi mes Albin Kurtit lider i Lëvizjes Vetëvendosje dhe U.D. Vjosa Osmani në njërën anë dhe Emilija Rexhepi nga Partia e Re Demokratike (NDS).

Pas takimit, para mediave në hollin e Kuvendit, Rexhepi tha se i kanë dhënë Kurtit përkrahje si pretendent për krijimin e qeverisë ashtu sikur e kanë përkrahur edhe krijimin e ish qeverisë së drejtuar nga Kurti.

“Do ta votojmë edhe qeverinë Kurti edhe presidenten”, ka thënë Rexhepi.

E pyetur se a kanë kërkuar post ministror, ajo tha se kanë bërë marrëveshje para 1 viti dhe vazhdojnë për interesat e komunitetit boshnjak.