Foto: Joe Biden/ Facebook

Reuters: Biden u tha aleatëve se raketa që goditi Poloninë ishte nga mbrojtja ajrore ukrainase

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden u tha aleatëve se raketa që vrau dy njerëz në Poloni ishte një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase, tha një burim i NATO-s të mërkurën, raporton agjecia e lajmeve Reuters.

Më herët, Biden tha publikisht se raketa nuk kishte gjasa të ishte lëshuar nga Rusia.

Ambasadorët e NATO-s do të zhvillonin një takim urgjent të mërkurën për të diskutuar shpërthimin e së martës në një tharëse gruri në Poloninë lindore pranë kufirit ukrainas, i cili ndodhi ndërsa Rusia po gjuante një sërë raketash në qytete në të gjithë Ukrainën.

Kievi thotë se ka rrëzuar shumicën e raketave ruse në hyrje me raketat e veta të mbrojtjes ajrore.

Rajoni Volyn i Ukrainës, pikërisht përtej kufirit me Poloninë, ishte një nga shumë vende që Ukraina thotë se ishte në shënjestër të sulmeve të Rusisë./Reuters