Republika e Kosovës sot ua njohu katër qytetarëve statusin e personave pa shtetësi

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se sot Kosova zyrtarisht u ka njohur katër qytetarëve statusin e personave pa shtetësi.

Sipas njoftimit të MPB-së, ky vendim erdhi në bashkëpunim Agjencinë e kombeve të bashkuara për refugjatë (UNHCR) përmes organizmit të një ceremonie për njohje të statusit për personat pa shtetësi.

Në këtë ceremoni pjesëmarrës ishin: Drejtori i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion, z. Valon Krasniqi, shefi i Divizionit për Shtetësi, z. Liridon Neziri, si dhe shefi i misionit të UNHCR në Kosovë, z. Erol Arduc dhe Merita Ahma zyrtare e lartë në UNHCR.

MPB ka njoftuar se bashkë me UNHCR kanë bërë përpjekje për disa vite që kjo e drejtë tu garantohet atyre që qëndrojnë në Kosovë dhe që nuk kanë pasur shtetësi të asnjë vendi.

Shteti i Kosovës ka punuar që t’i përfshijë edhe kategoritë pa shtetësi, si pjesë me të drejta të barabarta si çdo qytetarë.

Republika e Kosovës është zotuar  përmes legjislacionit që nga viti 2014, që në përputhje me konventën e vitin 1954,  të trajtoj rastet e personave pa shtetësi, si një kategori e veçantë juridike dhe është zotuar që do ju  ofrojë çdo lehtësi  sa  përket integrimit të tyre në shoqëri.