Moti, ilustrim. Foto: KALLXO.com

Rënie e lehtë e temperaturave sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashihet mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas njoftimit, vranësirat gjatë ditës mund të sjellin riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

“Temperaturat minimale mbeten konstante, ndersa ato maksimale parashihen të kenë rënie të lehta”- thuhet në njoftim.